Site icon Telegrafi

Haliti: Organizatat xhihadiste i ofruan para UÇK-së, por u refuzuan

Njëri nga udhëheqësit kryesor të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Xhavit Haliti, ka thënë se UÇK-ja në fillet e saj kishte oferta që të mbështetej edhe financiarisht nga organizatat xhihadiste.

Ai në një intervistë ka thënë se të gjitha ofertat ishin refuzuar me automatizëm.

Sipas tij Ushtria Çlirimtare ka pasur filtrat e saj, dhe ka qenë e kujdesshme se me kënd po hyn në bashkëpunim.

Me rigorozitet të lartë janë trajtuar organizatat ekstremiste fetare.

“Ne e kemi pasë një përpjekje të madhe, një dyndje të madhe, të këtyre organizatave xhihadiste dhe ne s’i kemi lënë me hy, as s’ju kemi kriju mundësi me hy. Ne s’kemi pranuar, kurrë, kurrë, asnjë cent edhe pse ka pasur ofertë nga asnjë organizatë që mund të ketë qenë e implikume në veprime terroriste. S’kemi mbajtë asnjë raport me to. Gjithçka ka kaluar nëpër filtra”, tha Haliti për T7.

Ai ka thënë se ka pasur mundësi që në nivele më të ulëta është infiltruar ndonjë prej ekstremistëve fetarë, por sipas tij UÇK-së nuk i është shkaktuar asnjë dëm i madh, pasi që janë mbrojtur me sukses celulat e saj komanduese.

Exit mobile version