Site icon Telegrafi

Haliti: Opozita e lëshoi mbledhjen, kryesia nuk pati kuorum të marr vendim

Foto: Arkiv

Nënkryetari i Kryesisë së Kuvendit, Xhavit Haliti, pas mbledhjes së kryesisë, ka thënë se përfaqësuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës e lëshuan mbledhjen për ta prishur kuorumin.

Haliti ka theksuar se pas kësaj kryesia nuk ka mundur të marr vendim.

“E panë që nuk ka shumicë absolute do të thotë ëpr një anëtarë të kryesisë mund të prishej kuorumi dhe përfaqësuesit e LDK-së e lëshuan mbledhjen duke lënë mbledhjen vetëm me tre anëtarë të kryesisë, dhe kryesia nuk mundi të marr vendim”, ka thënë ai, përcjell Telegrafi.

Haliti ka theksuar se janë duke shqyrtuar mundësinë që të enjten të mbahet vazhdimi i seancave të papërfunduara.

“Ne po shqyrtojmë mundësinë e mbajtjes së seancës ditën e enjte në orën 10:00, vazhdimin e seancave të papërfunduara dhe do të përpiqemi që maksimalisht si koalicion i grupeve parlamentare dhe qeverisës në përputhje me Kushtetutën e Kosovës t’i kryejmë detyrat tona”, është shprehur ai./Telegrafi/

Exit mobile version