Site icon Telegrafi

Haliti: Operacioni ku u vra Enver Zymberi nuk ishte në koordinim me aleatët

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka thënë që aksioni i Policisë në veri të vendit ku mbet i vrarë polici Enver Zymberi, ka qenë i pakoordinuar me ndërkombëtarët.

“E kemi pasur një përvojë të keqe në të kaluarën, kur i kemi nisur forcat speciale në veri në aksion, dhe në kthim e sipër, dua ta them publikisht, Policinë e Kosovës e ka shpëtuar ambasadori i ShBA-së, sepse kanë rënë në pritë, kanë qenë në rreziqe shumë, shumë të mëdha. Ka qenë aksioni ku është vrarë polici Zymberi në aksion, të cilin ne e kemi shpallur hero. Duhet të jemi kooperativë, dhe të mos qesim ‘petulla në ujë’, se a e kemi të shkruar a jo. Marrëveshjet politike me bashkësinë ndërkombëtare nuk shkruhen në Kushtetutë, dhe nëse KFOR-i kërkon diçka prej nesh, ajo nuk është kategori kushtetuese por duhet të zbatohet”.

Lexo po ashtu Ish-inspektori i AKI-së: Pati rrjedhje të informacioneve në operacionin e vitit 2011, ku u vra polici Enver Zymberi

“Aksioni i atëhershëm ka qenë plotësisht i pakoordinuar me aleatët”, ka deklaruar Haliti në Klan Kosova, duke iu referuar operacionit në fjalë, ku u vra polici Zymberi.

Enver Zymberi është vrarë më 25 korrik të vitit 2011, gjatë një aksioni të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës për marrjen e pikave kufitare në veri të vendit.

Zymberi për të gjithë është heroi i Kosovës që dha jetën për shtrirjen e sovranitetit të Kosovës.

Exit mobile version