Katër raste të reja me coronavirus në Komunën e Vitisë.
Kryetari Sokol Haliti thotë për RTV Dukagjinin se infeksionet e reja janë raste kontakti të familjarëve të tyre.
“Në komunën tonë tashmë kemi 27 raste aktive me coronavirus. Shtatë prej tyre janë të hospitalizuar. Gjendje e të gjithëve në përgjithësi është e mirë”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Haliti thotë se situata është nën kontroll por është e pritshme edhe rritja e rasteve pasi sipas tij çdo rast i ka kontaktet e veta.
Kryetari Vitisë thotë se kjo komunë sot ka marrë një donacion me materiale mbrojtëse nga UNDP./Telegrafi/