Site icon Telegrafi

Haliti nuk e konfirmon shkuarjen e Kadri Veselit në Hagë: Më ka thënë se do të shkojë në një konferencë

Pasdite mediat kanë raportuar se kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka udhëtuar për në Hagë për t’u intervistuar nga prokurorët e Gjykatës Speciale.

Ky lajm nuk është konfirmuar nga anëtarët e kabinetit të tij por është nënkryetari i Kuvendit dhe bashkëpartiaku i Veselit Xhavit Haliti ai i cili tha se Veseli ka udhëtuar diku jashtë vendit por nuk është në dijeni se ku.

“Mua më ka thënë që do të shkojë në një konferencë e jo për t’u intervistuar”, tha Haliti për KosovaPress.

Haliti nuk dha detaje se në cilin shtet do të shkojë Veseli në konferencë e as në çfarë lloji të konferencë.

Ndërsa i kontaktuar nga KP, Blerand Stavileci nga PDK tha se ai lajm që ka dal është “rrenë”.

Exit mobile version