Telegrafi

Haliti: Nuk e di nëse do të ketë zgjedhje, jemi duke funksionuar mirë

Xhavit Haliti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit bëri të ditur se të enjten dhe të premten do të mbahen seancat plenare.

Haliti ka folur edhe për punën e Kuvendit dhe koalicionin qeverisës.

“Nuk jam unë ai që do të shpall prishjen e koalicionit përderisa jemi duke funksionuar shumë mirë”, tha ai, duke shtuar se nuk di nëse do të ketë zgjedhje.

Sipas tij, kuvendi nuk është sabotuar, por është papërgjegjësi e deputetëve që nuk marrin pjesë në seancë si pasojë e asaj që nuk ka penalizime për ta.

Ndërsa sa i përket kthimit të Listës serbe në Kuvend, ai tha se është në interesin e tyre që ta përfaqësojnë komunitetin serb.

“Nuk jam pjesë e negocimit me ta, edhe qeveria edhe grupet parlamentare janë ata që do të bisedojnë në lidhje me çeshitet që janë në interes të tyre”, tha Haliti. /Telegrafi/