Deputeti i zgjedhur i koalicionit PAN, Xhavit Haliti, beson se nuk do të jetë sfidë e parealizueshme zgjedhja e kryetarit të Kuvendit.
Haliti tha se nuk e kanë caktuar ende kandidatin për kryetar por sipas rregullit dhe përgjegjësisë në parti ky posti i takon Veselit që të jetë kryetar i Kuvendit dhe nuk beson se askush në parti e konteston kandidaturën e tij.
Këtë deklaratë Haliti e dha me rastin e regjistrimit si deputet, proces ky që ka filluar sot e do të vazhdojë edhe nesër dhe pasnesër.