Familjen Jashari gjithmonë do ta përkujtojmë si qendresë heroike e popullit shqiptarë, ndërsa komandantin Adem Jashari do ta përkujtojmë si dëshmi e sakrificës për liri. Kështu ka thënë Rafiz Haliti, zv/kryetari i parlamentit të Maqedonisë, pas vizitës së tij në Prekaz dhe takimit me Rifat Jasharin.
Me rastin e shënimit të 15 vjetorit nga fillimi i luftimeve të “Brigadës 115″ Rafiz Haliti bashkë me shokë ka vizituar Memorialin e Familjes Jashari.
Gjithmonë duhet përkujtuar dëshmorët e kombit shqiptar, dhe të jemi mirënjohës për të gjithë që sakrifikuan gjakun dhe mundin për liri, porositi Haliti./Telegrafi/