Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, i ka komentuar debatet e ditëve të fundit për marrëdhëniet Prishtinë-Tiranë, të krijuara pas vizitës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës në Serbi, dhe deklaratave të tij atje.
“Shqipëria e ka pranuar shtetin e Kosovës edhe ka kontribuar për shtendërtimin tonë. Pa Shqipërinë nuk do të mund të bëheshim. Shqipëria nuk është duke kërkuar asgjë nga ne; ne kemi nevojë për ndihmën e tyre më shumë se sa ata për neve. Unë s’kam nevojë, as si qytetar as si politikan për mbrojtjen e Ramës apo Mustafës. Unë ndjehem mirë kur Qeveria, si ajo e Kosovë e edhe Shqipërisë, punojnë për të mirën e shqiptarëve. Ka shumë politikanë si në Kosovë edhe Shqipëri që gjithë ditën akuzojnë njëri-tjetrin për tradhti, por në fund ulën e flasin bashkë”, ka thënë ai te Zona e Debatit në Klan Kosova.