Kryesuesi i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti sot para mbylljes së seancës së jashtëzakonshme të thirrur nga kryeministri Ramush Haradinaj tha se nuk merr urdhra as nga Komisionet e deputetët e as nga Qeveria e kryeministri.
Ai tha se Kuvendi është institucioni më i lartë, kush dëshiron ta respektojë.
Haliti tha se seanca është thirr me kërkesë të kryeministrit, por Kryesia sipas tij, nuk merr urdhra nga askush, pasi siç tha ai është institucioni më i lartë.
“Seancën e kemi thirr si Kryesi me kërkesë të kryeministrit. Konstatoj që seanca nuk ka qenë e përgatitur për tu thirr edhe pse është bërë kërkesa dhe seancën e shpalli të mbyllur”, tha Haliti. /Telegrafi/