Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti ka thënë se Kosova pritet të pranohet partner i acociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, si rezultat i angazhimit shumëvjeçar të Delegacionit të Kuvendit të Kosovës.
Haliti ka shkruar në Facebook se votimi formal do të bëhet në mbledhjen e sesionit të ardhshëm të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, i cili do të mbahet në Sofje të Bullgarisë.
“Aktualisht, Kosova ka statusin e vendit vëzhgues në Asamblenë Parlamentare të NATO-s”, shkruan Haliti. /Telegrafi/