Site icon Telegrafi

Haliti: Kosova nuk do të pranohet në INTERPOL (Video)

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, tha se sa i përket çështjeve të anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, si UNESCO e INTERPOL, po bëhet shumë zhurmë për to dhe më pastaj nuk po ndodhë asgjë.

Në “Debat Plus” në RTV Dukagjini Haliti u shpreh i bindur se Kosova nuk do të pranohet në INTERPOL.

Në emisionin e fundit “Debat D-Plus” u debatua në temën “Rruga e PDK-së”, ku panelistë nga PDK-ja ishin deputeti Xhavit Haliti dhe Lirak Çelaj, kurse përballë tyre ishin analistët Imer Mushkolaj dhe Valon Syla. /RTV D/Telegrafi/

Exit mobile version