Site icon Telegrafi

Haliti: Konkurrenca bëhet me programe politike, jo me krahë të luftës dhe të paqes

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, është shprehur kundër përpjekjes së ndarjes së koalicioneve parazgjedhore në krahë të luftës dhe të paqes.

Në një intervistë për gazetën ‘Epoka e Re’, Haliti ka thënë se, partitë politike nuk duhet të lëshohen në këso shprehje, por duhet të konkurrojnë nëpërmjet programeve politike të cilat ua ofrojnë qytetarëve të Kosovës.

Ai është shprehur i bindur në fitoren e koalicionit PDK-AAK-Nisma në zgjedhjet e 11 qershorit, duke pohuar se sukseset qeverisëse të këtij koalicioni do të jenë shumë më të mëdha sesa mendohet.

“Askund në botë nuk ofendohen ata që e kanë çliruar vendin në përmasa të tilla. Kosova e ka fituar lirinë nëpërmjet çlirimtarëve e jo nëpërmjet atyre që nuk kanë luftuar. Qeveria e ardhshme e koalicionit PDK-AAK-Nisma do të jetë qeveri tepër e fuqishme, tepër e përgjegjshme dhe do të jetë në nivel të detyrës”, ka thënë Haliti.

Exit mobile version