Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti ka konfirmuar se është dënuar sot për mos mbajtje të maskës.
Haliti përmes një postimi në Facebook, u ka bërë thirrje qytetarëve që të bëjnë kujdes dhe mos të lëvizin pa maska.
“Sot, derisa po kaloja në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë, kisha harruar të vendosë maskën, dhe si rrjedhojë mora një̈ gjobë nga Policia e Kosovës. I ftoj të gjithë qytetarët që, në mbrojtje të shëndetit të tyre dhe të tjerëve, të bëjnë kujdes dhe mos të lëvizin pa maska mbrojtëse”, ka shkruar Haliti.
Ndryshe Telegrafi gjatë ditës sot ka raportuar për gjobën që kishte marrë Haliti si rezultat i mosrespektimit të masave antiCOVID-19. /Telegrafi/