Komuna e Vitisë bashkë me Klinën kanë qenë komunat e para në Kosovë që kanë pasur banorë të prekur me coronavirus.
Fshati Stubëll ishte i vetmi i prekur në Viti me disa raste por që është menaxhuar mirë situata.
Mirëpo ditëve të fundit edhe shumë fshatra të tjerë të kësaj komune janë prekur nga COVID-19.
https://youtu.be/TCixGcn5c40?t=2140
Kryetari Sokol Haliti thotë se komuna tashmë është mësuar me situatën e virusit por sipas tij sfidat janë të mëdha dhe të natyrave të ndryshme.
“Kemi pasur një invanzion të infektimeve në Viti që janë kryesisht raste që lidhen me kontatet me Ferizajn…Ne jemi adaptuar me këto probleme rutinore dhe jorutinore. Kemi pasur probleme me të sëmurë kronikë, me raste sociale, probleme me COVID-19, me izolimin e tyre dhe përkujdesjen ndaj tyre, por ja kemi arritur disi t’ia dalim kësaj situate bashkërisht”.
Haliti thotë se janë ndërmarrë masa që rastet të mos përhapen edhe më tej.
Ai thotë se Vitia po kë vështirësi edhe në varrosjen e personave që ndërrojnë jetë në mënyrë natyrale.
“Ne si komunë kemi rreth 30 vdekje natyrale në muaj. Kjo situatë është e vështirë edhe për familjet që të organizojë pjesën mortore për familjarët e ndjerë. Familjet kanë pasur vështirësi t’i bartin kufomat pasi një pjesë kanë ardhur edhe nga jashtë”, tha ndër të tjera Sokol Haliti./Telegrafi/