Telegrafi

Haliti e Abazi debatojnë ashpër në Komision: Dyfytyrësh, nuk je mësuesi im

Xhavit Haliti i PDK-së dhe Haki Abazi i Vetëvendosjes janë përplasur me fjalë gjatë komisionit ku po raporton ministrja për Punë të Jashtme, Donika Gërvalla.

Derisa kryetari i Komisionit Haki Abazi bëri përpjekje të ndërpresë fjalën e Halitit, ky i fundit reagoi duke i fikur Abazit mikrofonin.

“Nuk ke të drejtë me ma ndalë fjalën, kur e përfundoj është çështja e imja. Unë më shumë kam respekt për të(ministren) se sa për ty, por unë jam oponencë e qeverisë dhe nuk vi këtu me ta bë qejfin ty. Unë nuk po e kundërshtoj, por dua me e ndihmua. Ti ke shikua prej jashtë, je marrë me atë fondacioni…rockfeller”, i ka thënë Haliti Abazit.

“Përfundoje fjalinë, rezervohu nga ofendimet, sepse ofendim është kur tenton me i vë njerëzit në pozitë të keqe. Mos të tregoj tash unë me çka je marrë ti”, thënë Abazi.

“Jo trego me çka jam marrë, trego mos u bë dyfytyrësh, ti nuk ke qenë në pozita udhëheqëse, ke menaxhuar fonde”, ka thënë Haliti. /KP/