Telegrafi

Haliti: Dua t’ju besoj fjalëve se i kemi votat

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, bëri me dije se mundësitë për të votuar Qeverinë e re të udhëhequr nga Ramush Haradinaj janë në Kuvendin e Kosovës.

“Dua t’ju besoj fjalëve të Ramush Haradinajt dhe të PDK-së se i kemi votat. Pra, besoj se i kemi votat”, tha ai në emisionin IMAZH në Radio Televizionin e Kosovës (RTK). “Besoj se gjatë javës së ardhshme do të konstituohet kuvendi i Kosovës dhe do të themelohet qeveria e vendit. PDK-së i takon me Kushtetutë kryetari i Kuvendit të Kosovës. Nuk kemi nevojë të shtyhemi. Vullneti i strukturave të PDK-së është që Kadri Veseli të jetë kandidat për kryetar të Kuvendit të Kosovës”!