Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti tha se Projektligji për Demarkacionin me Malin e Zi ende nuk ka shkuar në Kuvend.
Ai tha se në momentin që Projektligji do të jetë në Kuvend do të shqyrtohet.
Sa i përket ratifikimit të demarkacionit, Haliti tha se kjo çështje është obligim dhe duhet të kalojë, raporton Telegrafi.
“Unë do t’i përkrahi interesat e Kosovës , si votojmë është çështje individuale. Kjo është një çështje për të cilën institucionet e Kosovës e kanë obligim sipas marrëveshjes për Stabilizim Asociim që të nënshkruhet marrëveshja për demarkacion”, tha ai, duke paralajmëruar se edhe me Serbinë duhet të përfundoj çështja e demarkacionit.
Haliti ndër të tjera tha se Kuvendi aktualisht ka gjashtë Projektligje në shqyrtim. /Telegrafi/