Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) Bexhet Haliti u ka bërë thirrje edhe njëherë kompanive të naftës të fiskalizohen me arka të veçanta pasi në të kundërtën do të përballen me sanksionime të cilat parashihen me ligj.
Ai në emisionin “Zona B” në Klan Kosova ka thënë se nuk ka monopol në shitjen e arkave fiskale dhe se çmimet e tyre nuk janë më arsye për mosfiskalizim, pasi operatorët e licencuar kanë bërë të ditur se tashmë janë ulur çmimet e pajisjeve fiskale.
“Ky proces për segmentin e naftëtarëve do të mbyllet brenda një periudhe të shkurtë dhe ne e kemi dizajnuar një plan operativ për këtë pjesë të mbetur të vitit nëntor/dhjetor por edhe tre mujorin e parë të vitit të ardhshëm”, tha Haliti.
Ndërkaq sa i përket bizneseve tjera ai u zotua që vitin e ardhshëm të gjitha do të fiskalizohen. /Telegrafi/