Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti tha se hetimet lidhur me rastin e Astrit Deharit janë duke u zhvilluar nga ana e institucioneve të drejtësisë në Kosovë, pavarësisht që sipas tij lidhur me këtë proces ka pasur disa të meta.
Haliti tha se askush nuk ka arsye që ta fshehë të vërtetën e këtij rasti.
“Unë dje jam përpjekur të marr më shumë informata rreth hetimeve për lëndën që është duke u zhvilluar. Ka pasur të meta në hetime, por ato janë duke u kryer dhe zhvilluar me intensitetin më të madh nga institucionet e Kosovës”, ka thënë Haliti.