Telegrafi

Halimi ylli që po shkëlqen te Brondby, i mjaftojnë dy minuta për të shënuar super gol (Video)

Besar Halimi ka vazhduar shkëlqimin në elitën e futbollit danez.

Mesfushori më në formë i Kosovës ka arritur ta shënoj edhe njê gol me fanellën e Brondbyt.

Skuadra e madhe daneze ishte nikoqire e Sonderjyskes ku e mposhti lehtësisht me rezultat 4-0.

Në fakt Besari nuk ia filloi ndeshjen nga minuta e parë pasi trajneri i Brondbyt kishte vendosur ta pushojë atë dhe disa futbollistë tjerë kryesor.

Halimi u inkuadrua në tre minutat e fundit të ndeshjes, por mjaftuan sa për të shënuar gol.

Halimi ka shënuar katër gola me Brondbyn këtë edicion

Ishte minuta e 88-të e ndeshjes, kur futbollisti shtatshkurtër shënoi golin e katërt për Brondbyn në këtë sfidë.

Ky ishte goli i tretë për Besarin në kampionatin danez, ndërsa ka arritur të shënoj edhe në Kupë.

22-vjeçari është mesfushori më në formë i Përfaqësueses së Kosovës dhe në dy ndeshjet e radhës ndaj Ukrainës dhe Islandës pritet të jetë nga minuta e parë në fushë.

Kujtojmë që gjilanasi është i huazuar tek Brondby nga skuadra e njohur gjermane Mainz 05. /Telegrafi/