Besar Halimi ka vazhduar shkëlqimin në elitën e futbollit danez.
Mesfushori më në formë i Kosovës ka arritur ta shënoj edhe njê gol me fanellën e Brondbyt.
Skuadra e madhe daneze ishte nikoqire e Sonderjyskes ku e mposhti lehtësisht me rezultat 4-0.
Në fakt Besari nuk ia filloi ndeshjen nga minuta e parë pasi trajneri i Brondbyt kishte vendosur ta pushojë atë dhe disa futbollistë tjerë kryesor.
Halimi u inkuadrua në tre minutat e fundit të ndeshjes, por mjaftuan sa për të shënuar gol.
Ishte minuta e 88-të e ndeshjes, kur futbollisti shtatshkurtër shënoi golin e katërt për Brondbyn në këtë sfidë.
Ky ishte goli i tretë për Besarin në kampionatin danez, ndërsa ka arritur të shënoj edhe në Kupë.
22-vjeçari është mesfushori më në formë i Përfaqësueses së Kosovës dhe në dy ndeshjet e radhës ndaj Ukrainës dhe Islandës pritet të jetë nga minuta e parë në fushë.
Kujtojmë që gjilanasi është i huazuar tek Brondby nga skuadra e njohur gjermane Mainz 05. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=l4QVZDsi9kk