Site icon Telegrafi

Halimi: Rezultatet preliminare të balotazhit do të publikohen në kohë reale

Zyrtar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), kanë bërë të ditur për Telegrafin se me kompaninë e cila është përgjegjëse për publikimin e rezultateve preliminare në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale kanë zhvilluar takime dhe kanë marrë masa për parandalimin e vonesave.

Kështu bëri të ditur për Telegrafin, Enis Halimi, kryeshef ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ-së.

Lexo po ashtu Halimi: Masa ndaj kompanisë për vonesat e publikimit të rezultateve zgjedhore (Video)

“Me kompaninë që është përgjegjëse për publikimin e rezultateve preliminare në kohë reale, kemi zhvilluar takime dhe kemi ndërmarrë një sërë masash teknike, që vonesat e tilla të mos shfaqen gjatë raundit të dytë”, ka thënë Halimi.

Ndryshe, në zgjedhjet lokale të 22 tetorit ka pasur vonesa në publikimin e rezultateve në faqen e KQZ-së, për shkak të problemeve teknike që ka pasur kompania e kontraktuar. /Telegrafi/

Exit mobile version