Site icon Telegrafi

Halimi: Pushteti me 51% të na dëshmojë se si vendi erdhi në këtë moment kur kërkesa për njohje na qenka dëm

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, tha të shtunën se Kosova po rrezikohet nga mungesa e koordinimit me aleatët.

Sipas saj, Kosovës i duhet një marrëveshje finale me Serbinë dhe jo bazë.

Ndaj, ajo ka kërkuar llogari nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, duke thënë se “pushteti me 51% të na dëshmojë se si vendi erdhi në këtë moment të ri, kur kërkesa për njohje na qenka dëm për vendin”.

“Nga ata që në emër të sovranitetit e kanë sjellë vendin në këtë situatë, me më pak sovranitet. Derisa, para dy viteve diskutohej për njohje të ndërsjellë, tani zëvendësohet me ‘mosnjohje në këtë moment’. Çka ndodhi me njohjen e ndërsjellë?”, ka shkruar Halimi në Facebook.

“Kosovës i duhet një marrëveshje finale dhe jo bazë. Pushteti me 51% të na dëshmojë se si vendi erdhi në këtë moment të ri, kur kërkesa për njohje na qenka dëm për vendin. Qytetarët e Kosovës kanë të drejtë të jenë më të informuar lidhur me këtë proces”, ka shtuar ajo. /Telegrafi/

Exit mobile version