Besar Halimi është futbollisti shqiptar i momentin në Evropë.
Ylli gjilanas ka marrë një tjetër sukses me ekipin e tij Brondby në elitën e futbollit të Danimarkës.
Mesfushori shtatshkurtër ishte titullar në derbin e qytetit ndaj Copenhagen që Brondby e fitoi si mysafirë 0-1.
Pasi nuk shënoi, Halimi nuk kishte se si të mungonte në rolin e asistuesit në këtë takim dhe pasimi i tij ishte vendimtar për golin e fitores.
22-vjeçari harkoi bukur në zonë nga gjuajtja e lirë në minutën e 42-të, ndërsa Norgaard shënoi me kokë golin e fitores 0-1.
https://www.youtube.com/watch?v=zwt2X2PZ7tM
Fitorja e mbanë Brondbyn në krye të kampionatit danez me 32 pikë, duke lënë mbrapa dy skuadrat Nordsjallend dhe Middtyland.
22-vjeçari edhe është zgjedhur si futbollisti më i mirë i muajit te Brondby nga tidozët e kësaj skuadre.
Kujtojmë që Halimi ka shënuar gjashtë gola këtë edicion në Superligën daneze dhe ka bërë katër asistime.
Ylli i Përfaqësueses së Kosovës pritet të jetë titullar në ndeshjen miqësore ndaj Latvisë më 13 nëntor në Mitrovicë.
Kujtojmë që Halimi është i huazuar në Brondby nga skuadra gjermane Mainz 05 deri në fund të stinorit. /Telegrafi/