Site icon Telegrafi

Halimi: Mustafa në hall të madh, s’e di kë ta mbështes për kryetar të partisë

Sociologu dhe njohësi i rrethanave politike në vend, Fisnik Halimi, thotë se LDK po vazhdon të ketë vështirësi në gjetjen e përcaktimit të saj për të ardhmen.

Në kohën kur janë ofruar zgjedhjet për të parin e kësaj partie, Halimi mendon se lideri aktual i kësaj partie nuk ka vendosur se kë do ta mbështesë për këtë pozitë.

Sipas Halimit, nëse nuk gjendet ‘mesi i artë’ Mustafa edhe mund t’i hyjë sërish kësaj gare.

“LDK nuk po e gjen përcaktimin e vetë se me çfarë personaliteti do të vazhdojë tutje”, tha Halimi në emisionin Pressin në T7.

Marrë parasysh formën e votimit që përcakton statuti i partisë, ku për kryetar voton struktura dhe jo anëtarësia e partisë, Halimi mendon se deputetja Vjosa Osmani, mund të ketë mbështetjen e mjaftueshme.

“Vjosa Osmani në strukturë është totalisht e papërkrahur”, tha Halimi.

Sipas sociologut, kryetari aktual i Podujevës, Agim Veliu, mund të jetë në mesin e atyre që do të mund të marrin në dorë timonin e partisë më të madhe opozitare.

Exit mobile version