Site icon Telegrafi

Halimi e LDK-së: Alarmuese implikimi i kryeministrit të vendit në rastin e zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit

Pas akuzave të deputetit Haki Abazi për zhdukjen e mostrave të Asrit Deharit ka reaguar zëdhënësja e Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), Sibel Halimi. Ajo ka thënë se është shqetësuese se si deputeti i partisë në pushtet sot del me informata tronditëse.

Halimi përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se është alarmuese implikimi i kryeministrit të vendit në rastin e zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit.

“Në këtë kohë, kur Kosova është duke u ballafaquar me kriza të ndryshme e pa asnjë veprim konkret në zgjidhjen e tyre nga ana e qeverisë, është tepër shqetësuese se si deputeti i partisë në pushtet sot na del me informata tronditëse. Posaçërisht është alarmuese edhe implikimi i vet kryeministrit të vendit në rastin e zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit”, ka thënë Halimi, raporton Telegrafi.

Po ashtu Halimi ka thënë se janë duke kërkuar veprimin e menjëhershëm të Prokurorisë në hetimin dhe zbardhjen e së vërtetës.

“Ndaj, kërkojmë urgjentisht veprimin e menjëhershëm të Prokurorisë në hetimin dhe zbardhjen e së vërtetës, rasti i tillë i ndjeshëm nuk duhet të mbetet i izoluar nga makineria propagandistike ashtu siç edhe dinë ta bëjnë kjo parti”, tha ndër të tjera, Halimi nga LDK. /Telegrafi/

Exit mobile version