Site icon Telegrafi

Halimi: Ishim pa fat përball Bullgarisë

Besar Halimi ka folur pas barazimit 1-1 të Përfaqësueses së Kosovës ndaj Bullgarisë.

Përfaqësuesja e Kosovës u desh të kënaqet me një pikë në ndeshjen hapëse për kualifikimet e Euro 2020.

Të parët që kaluan në epërsi ishin mysafirët me anë të Vasil Bozhikov (39′), ndërsa Kosova barazoi me anë të Arbër Zenelit (62′).

Lexo po ashtu Kosova e dominon Bullgarinë, por ishim pa fat dhe nisëm kualifikimet me barazim

Pas ndeshjes ishte mesfushori Besar Halimi, i cili foli dhe e cilësoj ekipin përfaqësues pa fat përball bullgarëve.

“Sot nuk e patëm fatin me vete, por besoj që bëmë një ndeshje të mirë”, ka thënë Halimi. /Telegrafi/  

Exit mobile version