Besar Halimi ka pasur një vit të shkëlqyer te gjiganti danez Brondby.
Mesfushori fantastik i Përfaqësueses së Kosovës është kthyer tek skuadra e tij Mainz pas huazimit një vjeçar në Danimarkë.
Por skuadra gjermane Mainz nuk po llogaritë në shërbimet e Halimit dhe është gati që ta shesë atë.
Te Brondby po e presin krahë hapur lojtarin që edicionin e kaluar ka shkëlqyer.
Ka qenë trajneri i klubit danez, Alexander Zorninger që ka folur për këtë çështje.
“Halimi e njeh më mirë se të gjithë stilin e lojës sonë. Do të isha me të vërtetë i lumtur nëse klubi do të ma sjellë atë”, ishin fjalët e trajnerit gjerman.
Kontrata aktuale e Halimit me Mainzin skadon në qershor të vitit 2019.
Kësisoj Mainz po kërkon rreth 300 mijë euro për ta lënë të lirë talentin gjilanas. /Telegrafi/