Site icon Telegrafi

Halimi beson në rezultat pozitiv ndaj Turqisë

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Besar Halimi ka folur para ndeshjes me Turqinë.

Anëtari i skuadrës gjermane Mainz 05, ka thënë se Kosovën e pret një ndeshje e vështirë ndaj Turqisë.

Gjilanasi ka thënë se atmosfera në skuadër është e mirë dhe do të tentojnë të marrin një rezultat të favorshëm nga kjo përballje.

Kushtet i kemi të mira, na pret një ndeshje e fortë duke marrë për bazë që edhe Turqia ishte pjesë e kampionatit evropian”.

“Por edhe në do të luajmë lojën tonë për një rezultat të favorshëm”, deklaroi Halimi. /Telegrafi/

Exit mobile version