Njëri nga talentet më të mëdhenj kosovar, Besar Halimi është optimist për fitoren e Kosovës.
Përfaqësuesja jonë do të luaj ndaj Ishujve Faroe të premten me fillim nga ora 20:00.
Në një prononcim për Telegrafin, Halimi ka treguar optimizmin e tij për fitore në qytetin ku ai është lindur dhe rritur në Frankfurt.
“Përgatitjet janë duke shkuar mirë dhe çdo gjë është mirë këtu në Frankfurt”, u shpreh mesfushori gjilanas.
“Besoj shumë se do të fitojmë këtë ndeshje”, deklaroi Halimi për Telegrafin.
Ndeshja Kosovë – Ishujt Faroe do të zhvillohet në stadiumin e FSV Frankfurt, skuadër ku Halimi ishte i huazuar këtë edicion nga Mainzi. /Telegrafi/