Telegrafi

Halili: Zgjedhjet e 5 qershorit janë zgjidhje e krizës

Festim Halili, Zëvendës Kryeministri i ri për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit në intervistën e tij të parë tha se zgjedhjet e 5 qershorit do të duhet të jenë zgjidhja e krizës. Ai thotë se do të pasojë një periudhë diskutimesh me të gjithë faktorët që të gjithë të marrin pjesë në zgjedhje.

Ai tha se ndonëse “ekipi” i ri i ministrave është jo shumë i njohur për publikun, ai gjithmonë ka qenë në prapavijë.

Sipas tij nuk është me rëndësi se sa gjatë do ketë këtë posti, por sa me sukses do ta kryejë.

Duke folë për Programin 200, që do të transmetohet sonte në Alsat M, në ora 22.30. ai u përgjigjet pyetjeve tejet direkte, që nga “a kishte menduar ndonjëherë se mund të zëvendësonte “të pazëvendësueshim” Musa Xhaferri?” “A e ka këtë post me meritë?” e deri tek problemet me krizën politike dhe “a duhet shqiptarët të flejnë tani rehat?” me ardhjen e ministrave të rinj dhe pa përvojë./Telegrafi/