Muhamed Halili nga PPD-ja konsideron se një qeveri që ka shumicë parlamentare prej 61 mandateve nuk mund të jetë funksionale, nëse vetëm BDI dhe OBRM-PDUKM-ja bëjnë qeveri, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai thotë se në këtë koalicion nuk do të bashkangjiten Lëvizja Besa dhe LR-PDSH-ja, duke shtuar se me 61 mandate nuk mund të punojë kuvendi dhe se nuk mund të votohen ligje me dy të tretat e mandateve.
Halili nuk e lë anash mundësinë për zgjedhje të reja, pasi që rezultati zgjedhor është mjaft i ngushtë./Telegrafi/