Site icon Telegrafi

Halili nën ethe për dy javët e ardhshme

Sulmuesi kosovar u provua për dy ditë të kampionët e shumëfishtë të Shqipërisë. Në një prononcim për gazetën Arena ai tregon bisedën me trajnerin Alpin Gallo.

“Te Tirana isha pas bisedave paraprake me Ndriçim Babazin (zyrtar i lartë i klubit), kurse në dy ditët sa qëndrova dhashë maksimumin tim. Trajneri më tha se çështja ime do të vendoset brenda dy javësh. Në bazë të fjalëve të tij ai ishte i kënaqur me atë që shfaqa për dy ditë”, shprehet Halili për Arenën.

28-vjeçari deri në verë të këtij viti ishte pjesë e skuadrës çeke Jiskra Domazhlice, që garon në rangun e tretë të Çekisë. “Në Çeki qëndrova një vit, ku pata rastin të luajë në Kupë edhe ndaj skuadrave të mëdha si Teplice, Çeske Budojevice e Sparta Pragë. U riktheva pasi ishte e vështirë të ambientohesha në temperatura vazhdimisht të ulta”, tha ai.

Halili sqaron edhe provën e bërë në muajin gusht te Vllaznia e Shkodrës. “Drejtuesit e këtij klubi më ftuan të vijë në prova derisa isha në Çeki, por që në ndeshjen e parë, saktësisht në minutën 6 pësova lëndim të rëndë në dorë, për çka nuk munda të vazhdojë më tutje provat”.

Labinoti në muajin shtator iu bashkua Fushë Kosovës, me të cilën luajti një ndeshje. Nga këtu thotë se u largua shkaku i kushteve jo të mira që mbretëronin në klub. /Telegrafi/ 

Exit mobile version