Site icon Telegrafi

Halili: Ekonomia nuk duron papjekuri politike, pagat fillojnë të vonohen

Ekonomisti Arben Halili, në një intervistë për portalin Faktor deklaroi se ekonomia e vendit nuk mund më shumë të durojë papjekuri politike. Sipas tij, shenjat e para të destabilizimit të ekonomisë paraqiten në vetë faktin se numri i kompanive që nuk mund të paguajnë në kohë pagat e punëtorëve po rritet. Kjo sipas Halilit, do të thotë se të njëjtin efekt do ta ketë edhe mbushja e arkës së shtetit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kriza politike, në të cilën jemi dy vite, paraqet një nga rreziqet më të mëdha jo vetëm për politikën, por para se gjithash edhe për stabilitetin ekonomik të vendit. Fakti që nga vendi lider në rajon, vetëm për dy vite, kemi arritur në fund të listës në krahasim me fendet fqinje, si vend me mungesë të demokracisë, jemi bërë vend jostabil politik”, deklaroi Halili./Telegrafi/

Exit mobile version