Analisti ekonomik Arben Halili, thekson se ekonomia një kohë të gjatë do t’i ndjejë pasojat e krizës politike. Sipas tij, nëse në kohë të shkurtë nuk formohet qeveria e re, kjo do të thotë një vit shtesë për mos rimëkëmbjen e ekonomisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Ne kemi humbur të gjitha hapat me vendet e rajonit, kemi ndaluar në procesin e integrimit në BE, në NATO, tani kemi edhe politikë jostabile dhe nëse kjo vazhdon edhe pak, për fat të keq askush nuk do të jetë mirë këtu”, deklaroi Halili.
Ai përfundoi se qeveria e re duhet të fokusohet në dekriminalizimin e institucioneve shtetërore./Telegrafi/