Mbajtësi i titullit të kampionit botërorë IBO dhe WBA Robin Krasniqi, absolvon me super sukses kontrollin mjekësor për REMATCH në tetor 2021
Ekzaminimet mjekësore të mjeshtrit të boksit përmbushën komplet pritshmërinë mjekësore në klinikën e Dr. Krasniqit.
Sportistët gëzojnë shëndet natyral ngase janë tepër të disiplinuar në ushtrimet përkatëse të grupeve sportive, konstaton Dr. Dr. med. Halil Krasniqi.
“Kampioni është në gjendjen fantastike sportive dhe sipas mendimit tim, stërvitjet adekuate, kondicioni fiziologjik, ndërtimi trupor dhe shumë tipare specifike të tij, flasin për një fitore të garantuar në takimin e ardhshëm për mbrojtjen e titullit botëror kundër Dominik Bösel“, thotë ai.
Rikujtojmë se boksieri profesional Robin Krasniqi fitoi me KO kundër bokserit Dominik Bösel vitin e kaluar në raundin e tretë, në minutën 2.25.
Anatomia e ndërtimit trupor dhe muskulor e kampionit botëror Krasniqit, është gjithashtu superiore në shumë grupe botërore sportive.
Në klinikën operative të Krasniqit në Gjermani, ekzaminohen personalitete të shumta publike, edhe përfaqësues të disiplinave të ndryshme sportive.
/Telegrafi/