Humanisti Halil Kastrati, ka premtuar se do të ndërtojë 50 shtëpi nga fondi prej një milion euro sa do të ndahen për shqiptarët e tri komunave të Luginës, Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën. Ai në Luginë u prit nga shumë qytetarë.
Pas shumë vështirësive arriti ta kaloj kufirin dhe u fut në Serbisë. Hoxhë Halil Kastrati u nis për në Bujanoc me një premtim për nevojtarët.
““Jetimat e Ballkanit” planifikojnë 1 milion euro për Luginën gjatë vitit 2020 për të ndërtuar 50 shtëpi”, deklaroi Halil Kastrati, raporton RTV Dukagjini.
E aty u prit nga një numër i madh qytetarësh. Ata ishin mbledhur për t’i uruar mirëseardhje Kastratit. Shoqata bamirëse “Jetimat e Ballakanit” kanë ndarë 1 milionë euro për Preshevën, Bujanocin e Medvegjën, përcjell Telegrafi.
“Merita iu takon të gjithë dorëdhënësve qoftë brenda apo nga mërgata. Faleminderit shumë mërgatës… Nga ky tubim i bëj thirrje çdo njeriu të vullnetit të mirë, në të gjitha trojet tona dhe nga mërgata që Bujanoci, Presheve dhe Medvegja të kenë krahun e ngrohtësisë e sidomos familjet që janë në nevojë dhe të gjithë jetimat në këto treva”, shtoi më tej Halil Kastrati.
Halil Kastrati Themeluesi dhe kryetari i shoqatës, Halil Kastrati u shpreh falënderues ndaj të gjithë t donatorëve, e sidomos mërgatës. Sipas tij, qëllimi i vetëm është që të arrijnë t’i ndihmojnë deri te dera e fundit e nevojtarit. Pjesë e këtij tubimi ishin edhe dy donatorë nga diaspora./RTV Dukagjini/Telegrafi/