Vrasja e 35-vjeçares në QKUK u dënua me fjalët më të ashpra si nga udhëheqësit e partive politike ashtu edhe nga mbarë shoqëria.
Humanisti Halil Kastrati, drejtues i shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, ka shprehur hidhërimin e tij për rastin në fjalë duke e lutur Zotin për udhëzimin e popullit.
“Udhëzona o Zot, e pa imagjinueshme”, ka shkruar Kastrati në rrjete sociale derisa thotë se “në vendin ku nis jeta, nënës shtatëzënë ju mor jeta”, duke iu referuar Klinikës së Gjinekologjisë.
Ai ka përkujtuar edhe vargjet kuranore për ashpërsinë me të cilët dënohet vrasje e një njeriu.
“Kush vret një njeri është sikurse të ketë vrarë mbarë njerëzimin”, ka kujtuar humanisti Kastrati.
Vrasja e shtatzënës nxiti reagime të ashpra në Kosovë.
Kryeministri Albin Kurti, tha se kjo ishte vrasje mizore, “e papranueshme dhe e padurueshme”.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se duhet t’i jepet fund “valës kriminale” dhe “femicidit” ndaj grave, teksa kërkoi drejtësi për viktimat e dhunës.
Liderët e subjekteve opozitare poashtu reaguan ashpër duke kërkuar reagimin e menjëhershëm të shtetit dhe shoqërisë ndaj këtyre akteve makabre.
Kjo është vrasja e dytë e grave në një javë në Kosovë. Më 25 nëntor një burrë vrau gruan e tij në Prishtinë./Telegrafi/