Humanisti dhe themeluesi i Shoqatës Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati, është edhe vëllai i dëshmorit Besnik Kastrati.
Ai gjatë emisionit ‘Kojshia show’,ka folur edhe për aktakuzat ndaj krerëve të UÇK-së.
Kastrati ka thënë se këto aktakuza ua rëndojnë dhimbjen familjarëve të dëshmorëve.
Në këtë emision, Kastrati ka folur edhe për përvojën e tij në ndihmë të atyre që kanë nevojë në përgjithësi, si dhe rreth projektit të fundit “Shtëpia e të Moshuarve” në Suharekë.