Telegrafi

Halidi ndezi atmosferën në ‘Hardh Fest’ me performancën e tij energjike

Halidi ndezi atmosferën në ‘Hardh Fest’ me performancën e tij energjike, duke dëshmuar edhe një herë se është një emër premtues në skenën muzikore shqiptare.

Në qytetin e tij të lindjes, Rahovec, ku performancat e tij janë të shpeshta, Halidi u ngjit në skenë dhe mahniti publikun me projektet e tij të njohura.

Një nga momentet më të veçanta të mbrëmjes ishte kur ai interpretoi një projekt të ri që ende nuk është lansuar, duke ngjallur entuziazëm të madh tek të pranishmit.

Reagimet e ngrohta nga audienca treguan qartë pritshmëritë e mëdha për krijimet e ardhshme të Halidit.

Duke kombinuar talentin dhe energjinë e tij të pashtershme, Halidi vazhdon të fitojë zemrat e fansave dhe të konfirmojë statusin e tij si një artist me një të ardhme të ndritshme. /Telegrafi/