Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley, ka thënë se SHBA-të do të punojnë që Kosova të njihet si shtet anëtar i Kombeve të Bashkuara.
Gjatë fjalimit të saj ajo tha se Kosova dhe SHBA respektojnë njëra tjetrën, besojnë në njërën-tjetrën dhe kanë të njëjtat vlera demokratike, duke shtuar se kjo lloj lidhje nuk mund të ndërpritet.
“Duke folur për sfidat që të gjitha shtetet i kanë në momente të caktuara, ajo përmendi edhe faktin që Kosova ka ndihmuar Shtetet e Bashkuara gjatë stuhisë së fundit që goditi Teksasin”, thuhet në njoftimin për media nga OEAK.
Këto komente Haley i bëri në një organizim nga Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Nju Jork dhe Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, me përkrahje të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës dhe Asociacionit të Agjencive Rajonale Zhvillimore (ARDA), në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ndërkaq, Konsullja e Përgjithshme e Kosovës, Tetuta Sahatqija tha se festat e fundvitit janë mundësi e mirë për të promovuar para miqve të Kosovës, verërat e Kosovës dhe produktet e tjera.
Ajo falënderoi për praninë e saj, posaçërisht Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Nikki Haley, për të cilën tha se është mbështetëse e madhe e Kosovës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të Amerikës. /Telegrafi/
#Kosovo delicious Wines, Cheese, Water and Chocolate event tonight in NYC. Honored to have Amb @nikkihaley joining us at our festivities with Diplomats, Kosovar Albanian community and business leaders. Good ending of the year and promising even better New Year. pic.twitter.com/v3i5dLZgwe
— Teuta (@Teutasah) December 20, 2017