Site icon Telegrafi

Haley rreth martesës me Justin Bieber, kritikëve u kërkon ta lënë të qetë të shijoj jetën bashkëshortore

Haley Biber, deri muaj më parë Baldwin, iu drejtua të gjithë atyre që e kritikojnë për martesën me Justin Bieber.

Bashkëshortja e Justin Bieber ka thënë se të gjithë kritikuesit duhet të ndalen së dënuari neve sepse bota mjaftueshëm është e mbushur me urrejtje dhe dhimbje.

“Duke mos ndjekur Instagramin është gjëja më e mirë ndonjëherë. Sa herë që të marrë një pushim, ndihem shumë më mirë dhe më e lumtur. Si të kthehem sërish në Instagram, ndihem e trishtuar dhe e shqetësuar. Ju lutem mos më keqkuptoni, Instagram është një mjet i mahnitshëm dhe një mënyrë efikase që të qëndrojë në kontakt dhe të ndërveprojnë me të tjerët”, tha ajo.

Megjithatë, sipas saj, gjithnjë po marrim negativitet sa herë që po e hapim Instagramin pasi që dikush po e konteston punën tuaj, marrëdhënien tuaj ose në thelb çdo gjë në jetën tuaj që është pozitive.

“Unë thjesht nuk besoj se ne jemi të thirrur për të jetuar një jetë ku të bllokohemi me opinionet e të huajve për diçka që nuk e ka bërë”, ka shkruar Bieber.

Modeli popullor vuri në dukje se ajo nuk do të lejojë që ajo të ndjehet keq për komentet e kritikëve.

Kujtojmë se modelja ishte martuar me këngëtarin e famshëm kanadez në shtator pas disa muajsh romance. /Telegrafi/

Exit mobile version