Telegrafi

Haley: Koreja e Veriut po lutet për luftë

Ambasadorja e SHBA-ve në OKB, Nikki Haley, ka deklaruar se Kim Jong është duke kërkuar luftë.

“Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ‘po përgjërohet për luftë’ me provën e fundit dhe më të fuqishme të bombës bërthamor”,  ka thënë e dërguara e SHBA-ve në Kombet e Bashkuara.

Nikki Haley tha në një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit në Nju Jork se Amerika nuk do luftë, por durimi i saj nuk është “i pakufizuar”.

SHBA do të paraqesë një rezolutë të re në OKB për të ashpërsuar sanksionet.

Kina, aleati kryesor i Veriut, ka bërë thirrje për negociata dhe Zvicra ka ofruar mbështetjen e saj të ndërmjetësojë. /KP/