Site icon Telegrafi

‘Hala Madrid’ që Grealish e kishte shkruar vite më parë u bë viral pasi tifozët filluan t’i shkruanin – anglezit iu desh të fshinte postimin

Jack Grealish humbi disa raste të mëdha për të mbyllur ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Manchester Cityt kundër Real Madridit, pasi u fut në lojë nga stoli për të zëvendësuar Gabriel Jesus në minutën e 78-të.

Ferland Mendy largoi topin nga vija në rastin e parë, ndërsa më pas Thibaut Courtois ia mohoi një gol me një pritje të madhe.

Real Madridi ndëshkoi qytetarët me dy gola në minutat e fundit duke e çuar ndeshjen në vazhdime, për ta kaluar tutje pastaj.

https://twitter.com/realmadrid/status/1521966894076600328

Tweet-i i Grealish

Reprezentuesi anglez, Grealisht kishte publikuar një postim në Twitter që shkruante thjesht ‘Hala Madrid’, i shoqëruar nga disa flamuj spanjoll, në prill të vitit 2014.

Kjo ishte tetë vjet më parë, kur Grealish ishte 18-vjeçar dhe luante për Aston Villan. Ai uronte Real Madridin që shikonte në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve midis Bayern Munichut të Pep Guardiolës dhe Real Madridit të Carlo Ancelottit.

Los Blancos do ta fitonin atë ndeshje falë një goli të Karim Benzemas.

Grealish e ka fshirë postimin e vjetër tetëvjeçar në Twitter, pasi mori disa ripërtëritje të mërkurën mbrëma pas Man City i tij pësoi humbje./Telegrafi/

Exit mobile version