Webfaqja zyrtare e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) është hakuar sonte, kurse në të është shkruar përmbajtje ofenduese për këtë parti dhe liderin e saj, Ramush Haradinaj.
Në ballinë është shfaqur një foto me emblemen e UÇK-së.
Ndërsa teksti “Haradinaj është vrasës” është shkruar në disa gjuhë të ndryshme, përveç shqipes edhe në gjuhën serbe, anglishte, spanjolle etj./Telegrafi/