Telegrafi

Hakohet shenja rrugore elektronike në Uashington për të paralajmëruar shoferët të kenë kujdes nga rakunët

Pronari i një tabele elektronike rrugore në Uashington ka mbetur i befasuar nga mesazhi që u dha së fundmi në tabelë për “rakunët e zemëruar”.

Shenja pranë parkut Audubon shfaqte mesahin hutues për të cilin nuk kishin informacion as zyrtarët e Departamentit të Punëve Publike të qytetit, përcjell Telegrafi.

“Rakunët e zemëruar përpara”, thuhej në mesazhin e tabelës i cili kishte për qëllim t’i paralajmëronte shoferët të kenë kujdes nga rakunët, edhe pse nuk është raportuar për ndonjë incident.

Mike Beggs, bashkëpronar në Spokane Traffic Control, tha se tabela ishte hakuar nga njerëz të panjohur. Por, ai tha se ishte i lehtësuar që mesazhi ishe diçka argëtuese e jo fyese. /Telegrafi/