Telegrafi

Hakohet llogaria e Twitterit e Jessica Albas, botohen mesazhe raciste dhe homofobike

Jessica Alba është një aktoret që nuk u kushton shumë kohë rrjetet sociale teksa shijon jetën në maksimum.

Atmosfera e qetë në llogarinë personale në Twitter e prishi gjatë ditës së djeshme disa prej keqbërësve të paidentifikuar.

Gjatë fundjavës hakerët i morën nën kontroll llogarinë bukuroshes dhe shkruan disa komente të natyrës homofobike, raciste dhe ofenduese.

“Uh, dëgjoj sirenën e policisë në distancë. Kur do të ndalojnë zezakët që të mos bëjnë probleme dhe tëp më lejojnë të fle ?!”, ishte një nga komentet e botuara pas sulmit të hakerëve.

Disa prej tyre lavdërojnë Hitlerin dhe nazistët, ndërsa disa ofrojnë deri në 50 mijë dollarë për vrasjen e “homoseksualëve të pafavorizuar”. Ndër të tjera, hakerët kërkojnë dhunimin e grave.

Ndryshe, llogaria u rikthye shpejt dhe u mbrojt përsëri, por fotot vazhduan të ishin në internet. /Telegrafi/