Është hakuar faqja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).
Në versionin në gjuhën angleze të faqes së KQZ-së janë duke u paraqitur reklama.
Faqja e KQZ-së është hakuar pikërisht në ditën kur në vend janë duke u mbajtur zgjedhjet parlamentare.
Nga KQZ ende nuk janë deklaruar lidhur me rastin. /Telegrafi/