Hiti ‘Despacito’, i cili ka pasur mbi pesë miliardë shikime në platformën ‘YouTube’, sapo është hakuar.
Përveç këtij hiti, edhe shumë artistë tjerë, këngët e të cilëve janë postuar nga Vevo, e kanë pësuar me fshirje të këngëve nga kjo platformë, duke përfshirë këngëtarët si Shakira, Selena Gomez, Drake dhe Taylor Swift, transmeton Telegrafi.
Despacito është fshirë nga YouTube, por fotoja kryesore e kësaj kënge mbante një grup të njerëzve të maskuar dhe të armatosur.
Hakerët, të cilët njihen me nofkat ‘Prosox’ dhe ‘Kuroish’, kanë shkruar edhe “Liri Palestinës” poshtë videove. /Telegrafi/